Rrahje në Spitalin e Pejës: Shefi i shërbimit teknik përleshet me punëtorin e sigurimit

 

 

Një përleshje fizike ka ndodhur sot në Spitalin Rajonal të Pejës, ku janë përfshirë dy persona, për motive akoma të panjohura, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Siç merr vesh gazeta, të dyshuar për konfliktin janë shefi i Shërbimit Teknik dhe një punëtor i sigurimit të spitalit.

Palët dyshohet se janë rrahur me njëri – tjetrin pas një debati verbal – por që ende s’dihet motivi që i shtyu të përfshihen në përleshje.

Sipas informacioneve të para, lidhur me incidentin, tashmë është vënë në dijeni edhe Policia.

Gazeta do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d