Mediat serbe: Arrestohet shoferi i veturës në të cilën ndodhej autori i vrasjes së policit serb

 

 

Shoferi i automjetit në të cilin ndodhej i dyshuari për vrasjen e policit serb, në Loznicë të Serbisë, është arrestuar raportojnë mediat atje.

Sipas Ministrisë së Brendshme Serbe, i dyshuar për vrasjen e policit serb është Artan Hajrizi, 33 vjeçar, shtetas i Kosovës.Sipas raportimeve, në vendin e ngjarjes është gjetur një pasaportë e Kosovës dhe një letërnjoftim i Gjermanisë.

Prokuroria e Lartë Publike në Shabac ka njoftuar se shoferi i automjetit është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “kalim ilegal i kufirit shtetëror dhe kontrabandë me njerëz”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d