Rriten shtesat për nëna dhe fëmijë, Kurti prezanton skemën e re

 

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur konferencë me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Kurti ka kritikuar qeveritë e kaluara se nuk i kanë ndihmuar qytetarët.“Asnjë qeveri nuk e ka marrë mundin t’i ndihmojë qytetarët. U dasht një qeveri si e jona që nënat e fëmijët ta ndjejnë ndihmën”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se në vitin e katërt të qeverisjes, kanë sjellë rritje të shtesave.

“Skemën e shtesave për fëmijë po e sjellim me rritje të shtesave, që po e dyfishojmë e trefishojmë.

“Fëmijën e parë e të dytë, shtesat për muaj 20 euro për secilin, ndërsa për nëna me 3 fëmijë, nga 30 euro për secilin. Një nënë me 3 fëmijë, merr 90 euro në muaj”, tha Kurti.

Qeveria jonë, tha Kurti mes tjerash është e përkushtuar për fëmijët dhe nënat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d