Radhë kilometrike në Morinë, i nxehti ekstrem bllokon edhe kamionët në Kosovë

 

 

Me qindra kamionë që duan të kalojnë nga Shqipëria drejt Kosovës kanë krijuar radhë kilometrike në doganën e Morinës, pasi Qeveria e Kosovës, nga 14 korriku ka ndaluar qarkullimin e mjeteve mbi 7.5 tonë nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Këto masa janë diktuar nga temperaturat ekstreme që kane prekur rajonin tonë dhe me qëllim për të ruajtur rrugët nga dëmtimi.

Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë rajonin tonë, kanë ndikuar edhe në qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Drejtuesit e kamionëve shprehen se një masë e tillë është e papërshtatshme.

Ndërkohë në Shqipëri kufizime të qarkullimit të kamionëve të tonazhit të rëndë gjatë ditës, janë vetëm në fundjavë, për të lehtësuar fluksin që krijohet për shkak të pushuesve që zgjedhin bregdetin ose juglindjen e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d