Lladrovcit pas vendimit për Pjetër Shalën: E dhimbshme, besimi në drejtësi po kthehet në dëshprim

 

 

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e ish-eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala me 18 vite burg,shkruan Prishtina Sot.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se besimi po kthehet në dëshprim.

“E dhimbshme, besimi ynë në drejtësi, po kthehet në dëshpërim…pas Calit edhe Pjetër Shalës i shqiptohet dënim i pabesueshëm.

Lufta jonë e drejtë çlirimtare kurrë nuk mund të barazohet me luftën gjenocidale të Serbisë!” – ka shkruar Lladrovci.

Ndryshe, Shala është dënuar për tri vepra të ndryshme: ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje e paligjshme.

Për secilën prej akuzave, Specialja vlerësoi se kanë gjetur prova të mjaftueshme për ta dëshmuar fajësinë e Pjetër Shalës./Prishtina Sot./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d