VIDEO Pretendon se e shëron autizmin, kështu i keqtrajtonte pacientët mashtruesi ‘Bio Mulaku’

 

 

Nazmi Mulaku, i njohur me emrin e biznesit si ‘Bio Mulaku’, i keqtrajtonte klientët e tij derisa pretendonte se i shëronte ata nga dhjetëra sëmundje, përfshirë edhe autizmin.

Pikërisht për këto të bëma, ai është arrestuar sot në një operacion të Policisë së Kosovës në Vushtrri.

Mulaku, i cili e drejtonte një biznes të regjistruar nën emrin ‘Bio Mulaku Sh.P.K.’ me bazë në Vushtrri, dyshohet se vepronte kundërligjshëm veprimtarinë e tij mjekësore dhe mashtronte pacientët.


Të dhënat e biznesit ‘Bio Mulaku Sh.P.K.’ në regjistrin e ARBK-së

Në këtë operacion policor në Vushtrri, është arrestuar edhe një person me inicialet P.I., tha Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

“Të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh, dhe gjatë ditës së sotme (16 korrik) Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të i paraqesë Gjykatës Themelore – Dega Vushtrri kërkesë për caktimin e masës së sigurisë – masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve”, tha Prokuroria e Mitrovicës.

Ai njihet prej vitesh për veprimtarinë e tij gjoja mjekësore, të cilën e ekspozon haptas në rrjetet sociale.

Në rrjetin social Tik-Tok, ai publikon kohë pas kohe video të seancave të tij gjoja mjekësore me pacientë, të cilët shihet edhe duke i keqtrajtuar.

Në një video të publikuar në Tik-Tok, Mulaku shihet duke e goditur me duar një pacient të tij.

“Krejt t’i marrë çka ke. Të rrahu, të sakatoj, t’i marrë me çelës me krejt çka ke”, dëgjohet duke e kërcënuar ai, pacientin, në videon të cilën e ka publikuar në rrjetet sociale në prill të vitit të kaluar.

Videot e tij shpërndahen gjerësisht në rrjet.

 

 

Në përshkrimin e veprimtarisë mjekësore të biznesit të tij, thuhet se ai shëron sëmundje të ndryshme si “depresionin, shtatëzaninë, stresin, dëgjimin e zërave, autizmin, problemet me lukthin dhe problemet me pamjen”.

Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) figuron se biznesi i tij ‘Bio Mulaku Sh.P.K.’ është regjistruar në vitin 2017 me adresë në Komunën e Vushtrrisë. Biznesi i ka deklaruar dy punëtorë dhe ka kapital prej 20 mijë eurosh, sipas të dhënave publike në ARBK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d