Krasniqi pas dënimit të Shalës nga Specialja: Askush nuk mund ta ndryshojë luftën e UÇK-së

Pjetër Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është dënuar të martën me 18 vjet burgim për krime lufte nga trupi gjykues i Gjykatës Speciale.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se vendimi i sotëm i Gjykatës Speciale për dënimin e Pjetër Shalës me 18 vite burgim, është vazhdimësi e verdikteve drakoniane ndaj çlirimtarëve.

“Lufta e UÇK-së është pjesa më e lavdishme e historisë së Kosovës, të cilën askush dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë e ta rishkruajë”.

“Ndonëse të indinjuar me këtë verdikt, drejtësisë i kemi besuar gjithmonë, andaj besojmë edhe sot se drejtësia dhe e vërteta, do të triumfojnë herët a vonë”, shkroi Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d