Arrestohet njëri nga të dyshuarit për vrasjen e boksierit Besar Nimani

 

 

Njëri nga të dyshuarit për vrasjen e boksierit me prejardhje nga Kosova, Besar Nimani është arrestuar në Belgjikë.

Njoftimi u bë përmes një komunikate të përbashkët të policisë dhe prokurorisë së Bielefeldit.Prangosja e Huseyin Akkurt, u bë të hënën rreth orës 14:00 në Bruksel, në një aksion të përbashkët mes autoriteteve belge dhe gjermane.

Akkurt ishte shpallur në kërkim me anë të një urdhërarresti nga policia e Bielefeldit.Derisa po vazhdojnë kërkimet edhe për të dyshuarin e dytë, Ayman Dawoud Kirit.

Boksieri nga Kosova, Besar Nimani, u vra në Bielefeld më 9 mars të këtij viti.

Ngjarja tragjike tronditi opinionin në Gjermani, Kosovë dhe më gjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d