Drake planifikon që vitin tjetër të vizitojë Shqipërinë

 

 

Mbrëmjen e kaluar, Drake në një video live ka treguar se ku ka menduar të udhëtojë gjatë vitit të ardhshëm. Bashkë prezantuesi iu lut Drake që të vizitonte Evropën dhe ai u përgjigj duke dhënë një lajm surprizë për fansat e tij kudo në botë:

“Unë do të udhëtoj në disa vende evropiane. Mendoj se do të shkoj në turne në Evropë, por përsëri, kjo është për punë.”

Ai gjithashtu tregoi disa destinacione pushimesh në radarin e tij për vitin e ardhshëm:

“Nuk kam qenë kurrë në shumë vende. Nuk kam qenë kurrë në Itali, kurrë në Tokio, kurrë në Shqipëri”, tha Drake i cili me sa duket ka dëgjuar dhe ai për Maldivet e Evropës./Prishtina Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d