Rasti i rëndë në Istog: Ky është viktima që u plagos nga zyrtari policor

 

 

Gazeta raportoi sot se një zyrtar policor dyshohet se ka plagosur një person në fshatin Dubravë të Istogut. Sipas informacioneve të para, shkrepja e armës dyshohet se erdhi nga pakujdesia e policit, i cili qëlloi një të mitur, të moshës rreth 16-vjeçare.

Burimet kanë bërë me dije ekskluzivisht se zyrtari policor i dyshuar është Fatjon Hoti, i cili tashmë është arrestuar dhe ndaluar.

Polici po dyshohet se e ka plagosur djalin e tezës së tij, duke i shkaktuar plagë të rënda. Gazeta ka mësuar tutje se viktima është Getoar Kamberaj nga fshati Uçë i Istogut.

Viktima është dërguar tashmë në QKUK dhe gjendja e tij shëndetësore dyshohet se është kritike.

Gazeta do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d