Pas njoftimit të kandidatit republikan për president, Donald Trump, se ai ka zgjedhur J. D. Vance si kandidat për nënpresident në rast se ai fiton zgjedhjet në nëntor, presidenti i SHBA-së, Joe Biden kritikoi senatorin nga Ohio për aspirimin e taksimit të klasës së mesme duke favorizuar të pasurit.
Në një postim në mediat sociale, presidenti demokrat tha se pavarësisht “fjalëve të mëdha” të tij për klasën punëtore, senatori i Ohios dhe Trump “duan të rrisin taksat për familjet e klasës së mesme, por t’i shkurtojnë ato për të pasurit”.
“Epo, nuk do t’i lejoj”, thekson Joe Biden në postimin, i cili përfundon me mesazhin: “Mbroni Republikën. Mundeni Trump-Vance”.