Këshilli Europian miraton paketën ndihmëse prej 13 milionë eurosh për ushtrinë shqiptare

 

 

Këshilli Europian miratoi një paketë ndihme prej 13 milionë eurosh për të fuqizuar kapacitetet operacionale dhe efikasitetin e ushtrisë shqiptare.

Sipas njoftimit zyrtar, këto para do të shkojnë për të ndihmuar Forcat e Armatosura sa i përket lëvizshmërisë, manovrimit dhe mbrojtjes. Kjo nismë synon gjithashtu edhe të forcojë kapacitetet e Shqipërisë sa i përket pjesëmarrjes së Politikat e Përbashkëta të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Bashkimit Europian.

“Shqipëria është një partner i besueshëm dhe një shtet kandidat për në BE. Vendimi i sotëm është një moment i rëndësishëm në bashkëpunimin tonë për mbrojtjen dhe sigurinë. Gjithashtu pasqyron vlerësimin për rreshtimin e plotë të Shqipërisë me politikat e jashtme dhe të sigurisë së BE, çka shpreh qartë zgjedhjen strategjike të Shqipërisë për një të ardhme brenda BE-së”, citohet të ketë thënë Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë.

Pjesë e kësaj paketë ndihme janë pajisje jo vdekjeprurëse, por edhe trajnime teknike. Forcat Tokësore të Shqipërisë do të marrin mjete të blinduara transporti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d