Osmani mesazh mërgimtarëve: Dyert dhe shtëpitë tona janë të hapura sepse ju jeni zemra dhe shpirti i Kosovës

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani iu është drejtuar me një mesazh mërgimtarëve në kohën ku shumë kosovarë që punojnë në vende të ndryshme të Evropës po bëjnë gati valixhet për të ardhur në pushime në Kosovë.

Osmani nëpërmjet një videoje në Facebook, vlerësoi lart mërgimtarët, duke thënë se bujaria dhe përkushtimi i tyre për atdheun është i jashtëzakonshëm.

Tutje, presidentja tha se përvojat, aftësitë dhe perspektivat e mërgimtarëve janë tejet të çmueshme.

Ky është mesazhi i plotë i Osmanit:

Mërgatë e dashur, motra e vëllezër, sa herë të ktheheni në atdheun tuaj, ju ktheheni te familjet tuaja, të të dashurit tuaj, te kujtimet tuaja, te toka juaj. Kthimi juaj është ritakim dhe ribashkim që kapërcen distancën dhe kohën.

Bujaria dhe përkushtimi juaj për atdheun është i jashtëzakonshëm. Malli për Kosovën është një lidhje që na bashkon, kudo që të na çojë jeta. Kthimi juaj këtu forcon identitetin tonë kolektiv dhe na kujton shpirtin e qëndrueshëm të popullit tonë. Kosova tani më shumë se kurrë ka nevojë për ju. Përvojat, aftësitë dhe perspektivat tuaja janë tejet të çmueshme, ndërsa ne vazhdojmë ta ndërtojmë një të ardhme më të ndritshme për atdheun tonë të dashur. Ju ktheheni në vatrat tuaja. Ju ktheheni në Kosovën tuaj, atdheun tuaj shpitëror. Dyert, zemrat dhe shtëpitë tona janë të hapura sepse ju jeni zemra dhe shpirti i Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d