Argjentina triumfoi në finalen e ‘Copa America’ ndaj Kolumbisë mbrëmë pas mesnate, në ndeshjen e zhvilluar në Miami.
Kombëtarja argjentinasi fitoi me rezultat minimal 1-0, me heroin që doli të ishte Lautaro Martinez, duke shënuar golin vendimtar në vazhdime, në minutën e 112-të, shkruan Sinjali Sporti.Ndonëse Argjentina fitoi, kjo nuk ishte nata më e mirë për Lionel Messin.
Argjentinasi pësoi një lëndim të rëndë në kyçin e këmbës, çka e bëri që të zëvendësohej në minutën e 66-të.
Messi si duket e përjetoi rëndë gjë, pasi ai u pa nën lot pas zëvendësimit, si rrallë herë që është parë.
Kamerat fiksuan momentin kur Messi po qante nga stoli.
Siç u zbulua nga kamerat nga afër, dukej një lëndim mjaft serioz për Messin, me kyçin e këmbës që shihej shumë i enjtur.
Ai pas lojës nuk mund të shkelte si duhet në fushë, si pasojë e këtij lëndimi të pësuar.
Sidoqoftë, pas përfundimit, ai u pa i buzëqeshur pas triumfit të kombëtares së tij, i cili e ngriti trofeun e Kupës së Amerikës, i cili ishte i 16-ti rekord për Argjentinën.
Ai ka zgjeruar rekordin e tij si lojtari më i dekoruar në histori të futbollit, me titullin e 45-të tashmë të fituar.