Lladrovci i uron presidentit Trump shërim dhe kthim të shpejtë në garën elektorale

Pas aktit terrorist në ShBA ku u lëndua presidenti Trump, Ramiz Lladrovci ka theksuar se Trump në rrugëtimin politik kishte sfida dhe beson se edhe këtë e tejkalon.

Presidentit Trump, i dëshiroj shërim të shpejtë dhe kthim të suksesshëm në garën elektorale, ka theksuar Lladrovci.

Postimi i Lladrovcit në fb:

Vlera dhe fuqia e demokracisë amerikane, është shembullore, andaj, asnjë aksion terrori apo dhune, nuk do të ketë sukses për të ndalur atë.

Presidenti Trump, në rrugëtimin e tij politik, kishte sfida, besoj se edhe këtë e tejkalon, duke i besuar vizionit të tij për Amerikën dhe misionit që ajo përfaqëson për qytetarët amerikanë dhe shtetet tjera në botë.

Presidentit Trump, i dëshiroj shërim të shpejtë dhe kthim të suksesshëm në garën elektorale.

https://www.facebook.com/share/9aLwheQmUMzxLTC7/?mibextid=WC7FNe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d