Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se vrima nga e cila rridhte buxheti i qeverisjes, tani po mbyllet përgjithmonë, duke iu referuar faturimit të energjisë elektrike në katër komunat veriore.
Ai këto deklarata i bëri në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të VV’së.
“Në këtë gjashtëmujor të parë filloi edhe regjistrimi i energjisë elektrike në katër komunat në veri të Kosovës, dhe inkasimi për konsum të energjisë. Në fushën e energjisë patëm hapa të rëndësishëm, sa janë edhe historike”, u shpreh Kurti.
“Më në fund, e pas një kohe shumë të gjatë, me dekada e jo me vite e muaj, vrima prej të cilës rridhte pa ndërprerë e pa masë paraja e buxhetit tonë, po mbyllet njëherë e përgjithmonë”, tha tutje Kurti.