Fajdeja po lulëzon: Arrestohet një person i dyshuar në Fushë Kosovë

Dukuria e fajdesë, që nënkupton huazimin e parave të cilat më pas duhet të kthehen me interes shumë të lartë, përveç se përbën vepër penale, është një dukuri mjaft shqetësuese dhe e rrezikshme që po ‘lulëzon’ në Kosovë. Një denoncim që është bërë para dy ditësh ka aktivizuar Policinë Rajonale në Prishtinë për identifikimin e personit që dyshohet të jetë i përfshirë në një rast të tillë që ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Siç merret vesh, viktimë e këtij rasti është një 34-vjeçar, i cili për mbi 5 mijë euro që i kishte marrë si kompensim, i është kërkuar t’i kthente rreth 7 mijë e 500 euro.

Kjo shumë iu caktua viktimës nga një person i tretë, i cili dyshohet se ia siguroi paratë përmes një ndërmjetësi, si pasojë e vonesës për t’i kthyer paratë në kohën që ishte caktuar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se fillimisht shuma që i ishte caktuar ka qenë 6 mijë euro, e që më pas ishte rritur në 7.500.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur që të kërkojë ndihmë në Polici, duke e raportuar rastin dhe të gjitha detajet e marrëveshjes që e kishte lidhur për kthimin e borxhit.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Me t’u përfunduar procedurat e nevojshme, është iniciuar hetimi në drejtim të veprës penale “Fajdeja”.

Ndryshe, kushdo që për vete apo për personin tjetër pranon ose kontrakton një shumë dukshëm joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të personit të tillë, gjendjen e rëndë të banimit, varfërinë, papërvojën ose paaftësinë për të gjykuar, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d