“Vetëm Zoti më largon nga gara”, Biden i vendosur në garën përballë Trump

Presidenti i SHBA, Joe Biden, deklaroi se nuk kishte nevojë për një test që do të përcaktonte nëse ai kishte një rënie mendore.

Po ashtu, ai hodhi poshtë thirrjet e disa demokratëve se duhet të tërhiqet për një kandidat më energjik përballë Donald Trump. Biden përdori një intervistë në ABC News për të argumentuar sërish se ajo e debatit ishte vetëm një natë e keqe dhe se ai ishte kandidati i duhur për të mposhtur Donald Trump-in në SHBA.

Biden hodhi poshtë sondazhet që tregonin se ai ishte pas Trump dhe tha se sondazhet e tjera e kanë atë në një pozitë më të mirë. Në testim e tij të fundit fizik më 28 shkurt, Biden rezultonte i aftë për detyrën, por presidenti bën në mënyrë rutinore gabime verbale. Disa specialistë të plakjes thonë se ai duhet të bëjë një test kognitiv.

I pyetur nëse do t’i nënshtrohej një testi njohës, ai ishte shpërfillës, duke përmendur ashpërsinë e Shtëpisë së Bardhë si të mjaftueshme. Sipas tij, vetëm “Zoti i Plotfuqishëm” mund ta largonte atë nga gara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d