Maqedoni, priten temperatura deri në 40 gradë celsius

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike bëjnë të ditur se moti në ditët e ardhshme do të jetë kryesisht me diell dhe nxehtë.

“Në gjithë vendin temperaturat do të jenë mbi 30 grade Celsius, ndërsa në disa vende temperature do të arrijë deri në 40 grade Celsius”, thonë nga DHP.

Në fillim të javës së ardhshme pasdite pritet të ketë reshje të shiut, posaçërisht në pjesët malore të vendit.

Sot moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 19. Ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 30 deri në 36 gradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d