SHBA-ja shton trupat në shtetin pranë Rusisë

 

 

Rusia ka thirrur ambasadorin e Finlandës lidhur me shqetësimet për një marrëveshje të re të mbrojtjes mes Helsinkit dhe Uashingtonit, ka njoftuar Ministria e Jashtme ruse. TheGuardian ka raportuar të martën se Rusia ka kundërshtuar “vendimet agresive të Finlandës dhe aleatëve të saj të NATO-s”, pasi sipas Kremlinit, SHBA-ja ka shtuar praninë e saj në territorin finlandez, pranë kufirit me Rusinë.

“Marrëveshja e mbrojtjes me SHBA-në synon të lejojë qasje të shpejtë ushtarake dhe ndihmë për Finlandën, që ndan një kufi me Rusinë, në rast të konfliktit”, thuhet në njoftimin e institucioneve të Finlandës.

Sipas ministres finlandeze, Elina Valtonen, pakti me SHBA-në ka të bëjë me “organizimin e operacioneve në kohë paqeje më të lehtë, por mbi të gjitha mund të jetë jetik në një kohë krize”.

Qëkur Finlanda mori dritën e gjelbër për t’u anëtarësuar në NATO, presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se do të ketë “probleme”.

“Perëndimi e tërhoqi zvarrë Finlandën në NATO. A kemi pasur mosmarrëveshje me ta? Të gjitha mosmarrëveshjet, përfshirë ato territorialet në mesin e shekullit XX, janë zgjidhur prej kohësh…Nuk kishte probleme atje, tani do të ketë, sepse ne do të krijojmë rrethin ushtarak të Leningradit dhe do të përqendrojmë një sasi të caktuar të njësive ushtarake atje”, pati thënë presidenti Putin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d