Vdes në QKUK punëtori që u rrëzua në vendin e punës, deklarohen nga Prokuroria

Një burrë nga Lipjani dje ka vdekur në QKUK si pasojë e lëndimeve që ka marrë në vendin e punës, pasi ishte rrëzuar nga një objekt ku ishte duke punuar. Fatkeqësisht nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve. Policia njofton se ka arrestuar dy të dyshuar, pronarin e firmës ku punonte i ndjeri dhe pronarin e tokës.

Me urdhër të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

“Lipjan 03.07.2024 – 15:47. Një mashkull kosovar ka ndërruar jetë në QKUK derisa po trajtohej si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi ishte rrëzuar nga një objekt ku po punonte. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe inspektori i punës. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë (pronari i firmës ndërtimore dhe pronari i pronës) janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë thënë se kanë lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy të dyshuarve.

“Ju njoftojmë se viktima (mashkull) si pasojë e lëndimeve të marra pasi është rrëzuar nga objekti ku punonte, fatkeqësisht nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve, ku me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML, për obduksion. Prokuroria ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, sipas KPRK-së. Të njëjtit ndodhen nën masën e ndalimit prej 48 orësh” ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d