Sonte është nata e Merih Demiral.
Futbollisti turk ka treguar një paraqitje fantastike për kombëtaren turke në ndeshjen ndaj Austrisë, në ndeshjen e vlefshme për 1/16-ën e kampionatit evropian EURO 2024.
Turqia është në avantazh 1:2, ku të dy golat për kombëtaren turke i ka shënuar sulmuesi Demiral.
Në tribunë s’kishte se si të mungojë përkrahja e bashkëshortes së tij, modeles së njohur shqiptare, Heidi Lushtaku.
Ajo ka festuar me plot emocion golin e Demiral, bashkë me djalin.
![](https://i0.wp.com/insajderi.org/wp-content/uploads/2024/07/1.png?resize=492%2C755&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/insajderi.org/wp-content/uploads/2024/07/2.png?resize=481%2C740&ssl=1)