Një emigrant irakian është arrestuar nga autoritetet italiane me akuzën se ka përdhunuar dhe vrarë një vajzë 16-vjeçare irakiane në bordin e anijes që po i transportonte në Evropë para se ajo të fundosej.
Ngjarja u raportua nga nëna e vajzës, e cila arriti t’i mbijetojë aksidentit të ndodhur më 17 qershor, rreth 180 kilometra në perëndim të bregut të Kalabrisë në Italinë jugore. Gjatë hetimeve dhe falë dëshmisë së nënës dhe të mbijetuarve të tjerë, autoritetet u çuan në arrestimin e një 27-vjeçari, i cili sulmoi dhe vrau vajzën 16-vjeçare irakiane, pasi e përdhunoi.
Mediat italiane raportojnë se burri e hoqi zemërimin e tij ndaj 16-vjeçares pasi gruaja dhe vajza e tij u mbytën pasi varka e tyre mori flakë dhe u përmbys. Ai e përdhunoi vajzën dhe më pas i shkaktoi vdekjen nga mbytja. 11 emigrantë i mbijetuan mbytjes së anijes, e cila ishte nisur nga Turqia. Viktimat e konstatuar janë 36, nga të cilët 15 janë të mitur, 8 meshkuj dhe 7 femra, ndërsa mbeten mbi 20 të zhdukur.
Dëshmia e nënës së viktimës, por edhe e personave të tjerë, ka çuar shumë shpejt autoritetet italiane në gjurmët e burrit që tashmë është vendosur në paraburgim deri në daljen para drejtësisë.