Hajnat vjedhin një veturë nga oborri i një shtëpie në Klinë, aksidentohen duke ikur nga Policia

 

 

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë as në oborret e shtëpisë e garazhet e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur në orët e para të së enjtes në fshatin Gllarevë të Klinës, ku është vjedhur një automjet nga oborri i një shtëpie.

Denoncimi i viktimës i cili i kapi mat të dyshuarit e maskuar e aktivizoi Policinë, me ç’rast disa njësi policore intervenuan në vendin e ngjarjes.

Gazeta mëson se Policia i ndoqi të dyshuarit, por ata arritën të ikin e madje edhe u aksidentuan rrugës, në fshatin Aqarevë të Skenderajt.

Vetura e vjedhur me të cilën shkaktuan aksident u gjet e braktisur, teksa personat e dyshuar janë zhdukur në drejtim të panjohur.

Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, por deri më tash nuk ka rënë në gjurmët e hajnave, thonë të njëjtat burime.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për identifikimin e të dyshuarve dhe kapjen e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d