Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Leposaviq, që dyshohet për krime lufte në Kosovë.
Arrestimi i tij ka ardhur pas një pune hetimore disa mujore.
“Policia e Kosovës, konkretisht hetues nga Drejtoria për hetimin e krimeve të luftës (DHKL), në bashkëpunim me agjentë nga AKI dhe të mbështetur nga njësit policore të rendit të DRP Mitrovicë veri kanë realizuar një plan taktik me ç’rast në Leposaviq është ndalu dhe arrestuar i dyshuari m/s me iniciale (S.L.)”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të njëjtit me urdhër nga organet e drejtësisë i është bastisë shtëpia në Leposaviq ku hetuesit kanë konfiskuar dëshmi relevante të cilat do të trajtohen gjatë procedurës së mëtejme hetimore.
I dyshuari është duke u intervistuar nga Policia.