Ndeshja me Spanjën- Vjen lajmi i mirë për Shqipërinë

 

 

Spanja që do të zbresë në fushë ndaj Shqipërisë këtë të hënë do të jetë shumë ndryshe nga ajo që është parë në dy ndeshjet e para kundër Kroacisë dhe Italisë. Përfaqësuesja iberike, e kualifikuar matematikisht si e para në grup, do të ketë një rotacion të gjerë, i diktuar edhe nga dëmtimet dhe situata e kartonëve.

Mediat spanjolle kanë konfirmuar se qendërmbrojtësi i Real Madridit, Nacho, do të mungojë në ndeshjen e nesërme për shkak të problemeve fizike. Ai është stërvitur veçmas dhe trajneri De La Fuente nuk dëshiron ta rrezikojë në një ndeshje ku rezultati nuk ndikon në fatin e iberikëve në turne.

Naço i shtohet kështu mungesës për dëmtim të Ajoze Perez, asaj të Rodri për kartonë të verdhë si dhe të Le Normand. Ky i fundit pritet të lihet pushim pasi ka marrë një të verdhë dhe trajneri i Spanjës nuk dëshiron që të rrezikojë për t’u ndëshkuar në këtë sfidë.

Sipas mediave spanjollë, kjo do të sjellë riformatimin thuajse plotësisht të mbrojtjes ndaj Shqipërisë, me Vivian e Laport, teksa do të luajnë titullarë edhe emra si Navas, Grimaldo, Fermin Lopes apo Hoselu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d