Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka ndodhur një grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Llugaxhi të Lipjanit.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se grabitja ka ndodhur nga dy persona të maskuar, të cilët nën kërcënimin e armës së zjarrit kanë grabitur para dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve, dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit i kanë grabitur para dhe janë larguar në drejtim të pa njohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në raport.