Ekskluzive: Krimet e Rënda cak Albert Malishevën dhe njerëzit e tij të përfshirë në fajde

 

 

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda pas operacionit të djeshëm në rajonin e Pejës dhe Prishtinës, sot ka vazhduar me aksionin e radhës në tri lokacione të ndryshme të rajonit të Gjilanit. Cak i shtetit këtë herë është një person i njohur për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme të fajdes.

Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se personi kryesor që ishte cak i aksionit është Albert Rexhepi – që njihet si ‘Albert Malisheva’ dhe po ashtu edhe njerëzit e tij, të përfshirë në veprat ‘ Fajde’ dhe ‘Detyrim’.

Burimet thonë se Alberti ndodhet në arrati dhe tashmë është futur në kërkim policor, ndërsa njëri nga dy të arrestuarit është edhe vëllai i tij.

Ky operacion policor u realizua pas ndërmarrjes së veprimeve operative hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar të përfshirë në veprat penale “Fajde dhe Detyrim”.

Personat e arrestuar dyshohet se në këtë rast kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qëllim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerën mbi 600.000 euro

Gjatë operacionit policor në cilësi të provave materiale janë sekuestruar tri vetura, motorë sportiv, armë dhe municion, kartëmonedha euro, dokumente të ndryshme si dhe dëshmi tjera materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d