Burri nga Prizreni që u pa duke e rrahur brutalisht gruan e tij është arrestuar. Ndaj tij është marrë masa e ndalimit prej 48 orëve.
Kështu ka bërë të ditur për Gazeta Insajderi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Ai tha se për procedurat tjera do të informojnë me kohë. Arrestimi i tij është bërë i mundur pas publikimit të videos ku ai shihet duke ushtruar dhunë të tmerrshme fizike ndaj gruas së tij.
Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar nga prokurori, ku prezentë ka qenë edhe viktima.