Sa kohë mund të qëndroni pa vizë në zonën Shengen?

 

 

Faqja në ‘Facebook’ Integrimi Evropian i Kosovës, që ka për qëllim ofrimin e informatave për rrugën e Kosovës drejt Integrimit Evropian, ka vazhduar edhe sot informimin e qytetarëve të Kosovës rreth liberalizimit të vizave.

“Ju mund të qëndroni 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore brenda zonës Shengen. Nëse udhëtoni disa herë, duhet të llogaritni me kujdes ditët e qëndrimit,  pasi periudha e përgjithshme e qëndrimit nuk duhet të kalojë totalin prej 90 ditësh brenda periudhës 180 ditore”, thuhet në njoftim.

Periudha e llogaritjes së 90 ditëve fillon që nga momenti kur ju hyni për herë të parë në zonën Shengen.

“Për shembull, nëse më datë 1 janar 2024 ju hyni për herë të parë në zonën Shengen ju keni të drejtë qëndrimi vetëm deri me 30 mars, 2024. Periudha e ardhshme gjashtë mujore fillon pas 180 ditësh ose më saktë me 29 qershor 2024, kur ju përsëri mund të udhëtoni”, thuhet në njofti,

Nëse udhëtoni shpesh në zonën Shengen , duhet të numëroni ditët e mbetura nga periudha e fundit gjashtë mujore.

“Ju mund të hyni në zonën Shengen më shumë se një herë gjatë periudhës 90 ditëshe. Por, duhet të llogaritni me kujdes ditët e qëndrimit tuaj si periudhën e përgjithshme të qëndrimit, e cila nuk duhet të kalojë totalin e përgjithshëm prej 90 ditësh të qëndrimit brenda periudhës 180 ditëshe”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d