Renditja e re e FIFA-s, Kosova bie për tri pozita – Shqipëria nuk lëviz

 

 

Sot është publikuar renditja e re e FIFA-s për kombëtaret e futbollit.

Kosova ka rënë për tri pozita dhe nga vendi i 102, tani gjendet në vendin e 105-të, duke u kaluar nga vende si Mozambiku dhe Madagaskari.

Shqipëria në anën tjetër nuk ka ndryshuar pozitë dhe mban vendin e 66-të në botë.

Në përgjithësi, renditjes i prin Argjentina, e ndjekur nga Franca e Belgjika, ndërsa top-10shen e plotësojnë, Brazili, Anglia, Portugalia, Holanda, Spanja, Kroacia dhe Italia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d