Në këtë ditë të shenjtë për kombin, kujtojmë me nderim të thellë Skënderbeun, Ismail Qemalin, Adem Jasharin dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, kujtojmë me nderim përkushtimin atdhetar ndër shekuj të gjeneratave për liri e pavarësi, sakrificë mbi të cilën sot, urojmë e festojmë 28 Nëntorin.
Jemi me shpirt e me zemër pranë familjeve të dëshmorëve ndër gjenerata, të cilët bënë sakrificat madhore për çlirim, sot, duke u zotuar për ta fuqizuar idealin e më të dashurve tanë për shtet demokratik dhe vlera euro-atlantike.
Gëzuar 28 Nëntori festë e lartësimit të qenies e identitetit tonë brenda kombeve të qytetëruara!