Skena të jashtëzakonshme para stadiumit: Mijëra kroatë dhe shqiptarë këndojnë këngën patriotike për luftën

 

 

Një numër i madh tifozësh të kombëtareve të Kroacisë dhe Shqipërisë janë mbledhur pranë stadiumit Volksparkstadion në qytetin gjerman të Hamburgut, stadiumi ku do të takohen “Zjarri” dhe “Kuqja e Zezë” në orën 15:00.

Në një video të publikuar nga Jutarnji List, mund të shihni dhe dëgjoni këngën patriotike kroate “Bojna Çavoglava” të këngëtarit kroat Marko Perkoviq-Thompson.

Thompson në tekstin e këngës së shkruar në vitin 1991, e përshkruan gatishmërinë për të mbrojtur Kroacinë dhe fshatin e lindjes të Çavogllavës nga sulmet çetnike. “Bojna Çavoglava” është një nga këngët më të famshme kroate.

Kroacia dhe Shqipëria kanë hapur kampionatin evropian të futbollit me humbje – Kroacia kundër Spanjës (3:0), dhe Shqipëria kundër Italisë (2:1).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d