Djali i “Cipiripit” i përfshirë në tentim vrasjen e mbrëmshme në Podujevë – kjo është e kaluara e tij kriminale

 

 

Gazeta raportoi mbrëmë për të shtëna me armë në Podujevë – ato ishin dëgjuar në dy lokacione, pas një përleshje mes disa personave.

Siç njoftoi Gazeta, një gjuajtje me armë zjarri kishte ndodh te Shisha Bar Zone në Podujevë dhe një tjetër te Fabrika e Metalit, po në këtë qytet.Për rastin Policia ka arrestuar dje tre persona dhe siç merr vesh Gazeta ata janë: Nexhat Haziri Arton Haziri dhe Vlerson Rrahimi.

Ky i fundit është emër i njohur për organet e rendit edhe për vepra të tjera penale.

Në qershor të vitit të kaluar, Vlerëson Rrahimi, bashkë me vëllain e tij Artonin, dyshohet se kryen edhe një tentim vrasje në Podujevë.

Në atë kohë, Policia raportonte se Arton Rrahimi ishte dorëzuar në polici dhe bashkë me të, kishte dorëzuar edhe armën dhe fishekët që i kishte përdorur për ta kryer vrasjen e cila mbeti në tentativë, por jo edhe vëllai i tij Vlerësoni.

Ende nuk dihet nëse ky i fundit, rastin e mbrëmshëm e ka kryer nga arratia, apo ishte arrestuar për rastin e parë dhe ishte liruar.

Ndryshe, Vlerësoni, është djali i Fazli Rrahimit, i cili në në Podujevë njihej si “Cipiripi”, e që për shkak të të bëmave të tij ishte vrarë 18 vjet më parë në qendër të Llapit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d