Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli është kthyer në vendlindje ku u rrit si fëmijë.
Bashkë me familjen e tij, Pacolli është rikthyer në bankat shkollore ku nisi për herë të parë shkollimin.
“Amanetet e babait tim të ndjerë kanë qenë gjithmonë të qarta për mua. Kur përfundova shkollën e mesme, më tha: “Eja në Marec, se atje mungojnë mësuesit”. Edhe kur isha jashtë Kosovës, ai gjithmonë më porosiste: “Kthehu, bir, në vendin tënd dhe ndihmoje popullin”.
Amanetin e babait për t’u bërë mësues nuk munda ta plotësoj, por në Marec u ktheva dhe ringrita nga themelet edhe njëher shkollën fillore “ILIRIA”. Sot, për shkak të mungesës së nxënësve, kjo shkollë është “Shkollë Muze”. Besoj fort se analfabetizimi dhe injoranca nuk do të kenë më vend në Kosovë. Unë nuk do të ndalem kurrë duke punuar në këtë drejtim” shkruan Pacolli në Facebook./Indeksonline/