S’ka takim Lajçak-Osmani, presidentja s’u dakordua për orën

 

 

I Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak nuk do të ketë takim me presidenten Vjosa Osmani.

Gazeta merr vesh se presidentja dhe emisari sllovak nuk patën një dakordim për orën e takimit, dhe pasditen e së martës, kur dhe parashihej të zhvillohej ky takim, e para e shtetit nuk ndodhet në Prishtinë.

Kjo është konfirmuar për Gazetën edhe nga këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.“Presidentja Osmani nuk ka takim me z.Lajçak, shkaku i mospërputhjes me agjendën e paracaktuar të Presidentes”, tha ai.

Ani pse në draftin e parë të agjendës së emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, të parë arashihej që ai të takohej me presidenten Vjosa Osmani me fillim nga ora 16:45 deri në ora 17:30, por një gjë e tillë s’do të ndodhë.

Poashtu, në agjendë ishte i paraparë edhe takimi me të parin e qeverisë, Albin Kurtin, takim ky pas atij me Osmanin, por ende s’është konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit. Këta të fundit deri tani kanë konfirmuar vetëm takimin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me emisarin Miroslav Lajçak në ora 18:00.

Siç raportoi Gazeta pak më parë, emisari Miroslav Lajçak ka ardhur nga Athina me fluturim për në Shkup, ku ka ateruar rreth orës 13:55.

Më pas nga aty është transferuar për në Prishtinë me veturë, për të arritur rreth orës 15:30.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d