Gjendet automjeti i prizrenasit që përfundoi në lumë, zjarrfikësit e nxjerrin makinën nga uji

 

 

Pas disa ditësh prej kur u raportua rasti, Policia ka arritur të gjejë automjetin që kishte rënë në lumë në afërsi të fshatit Vërmicë në Prizren, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Siç mëson gazeta, pronari i veturës nuk e kishte siguruar mirë veturën kur e la në rrugë dhe për pasojë, automjeti përfundoi në lumë. Policia e ka gjetur veturën me targa “04” gjatë ditës së djeshme, me ç’rast kanë intervenuar zjarrfikësit.

Automjeti është tërhequr nga aty dhe lidhur me rasatin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d