Një video e filmuar në një kafene në jug të Seattle të SHBA-së, ka shkaktuar shumë reagime ku një klient i hodhi kafen punëtores.
E mërzitur nga ky gjest, ajo ka marrë një çekiç dhe i ka thyer xhamin e makinës.23-vjeçarja Emma Lee, ka postuar videon e marrë nga kamera sigurie të biznesit.
Në video, klienti i kafenesë shihet duke u grindur për çmimin e kafesë (ai ka paguar 22 dollarë) përpara se ta hidhte përfundimisht në drejtim të 23-vjeçares. Më pas Lee shihet duke goditur xhamin e përparmë me një çekiç.
Ajo pretendon se ka reaguar në këtë mënyrë “sepse është ndjerë në rrezik”, pasi siç thotë ajo, burri e ka kërcënuar.
“Para këtij kërcënimi, ai më bërtiti, më pështyu dhe tentoi të hapte dritaren”, ka përshkruar 23-vjeçarja për FOX 13.