Ky është personi i arrestuar nën dyshimet se dogji tri vetura në fund të vitit të kaluar në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi dyshohet se dogji tri vetura në dhjetor të vitit 2023.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrestuari është: Mehdi Rrustemi, 36 vjeçar.

Rrustemi dyshohet për veprat zjarrvënie dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, pasi më 10 dhjetor të vitit 2023, kishte djegur tri vetura në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë.

Rastin e arrestimit e ka konfirmuar edhe Policia, e cila njofton se i dyshuari me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rasti ka ndodhur në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, ku janë përfshirë nga zjarri tri vetura. Personi i arrestuar: M.Rr, mashkull, 36 vjeç, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d