Gjini për vdekjen e tre të rinjve në aksident: Kjo ngjarje tragjike i ka goditur 3 familje

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini u shpreh i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e tre të rinjve në austradën “Ibrahim Rugova” në Prizren.

Gjini shkroi në Facebook se kjo ngjarje “ka goditur rëndë 3 familje”, të cilëve ai iu shprehu ngushëllime.

“Jam jashtëzakonisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të tre djemve të ri nga Gjakova”, shkroi Gjini.

“Kjo ngjarje tragjike ka goditur rëndë 3 familje, por dhimbje për këtë humbje ka sot secili prej nesh”, shtoi ai.

Ai iu shprehu ngushëllimet e tij familjeve Delija dhe Bibaj “në emër të qytetarëve të Gjakovës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d