Dy fëmijë i godet vetura tek “Viva Fresh” në Komoran, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

Dy fëmijë janë lënduar sot nga goditja që kanë pësuar nga një veturë në lëvizje në Komoran.

Vetura raportohet që i ka goditur në krahror fëmijët dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Siç raportohet rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:00 ku fëmijët kanë marrë trajtimin e nevojshëm në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin që të verifikojnë përgjegjësit e rastit në fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d