Ekskluzive: Ky është i arrestuari për aksidentin tragjik në Prizren

 

 

Një ngjarje e rëndë mbrëmë tronditi tri familje shqiptare si dhe mbarë vendin. Tre të rinjtë Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj humbën jetën tragjikisht, siç dyshohet, gjatë një gare ilegale me vetura në autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton Prishtina Sot

Vdekjen tragjike të të rinjve e konfirmoi edhe Policia e Kosovës, ku siç bëhet e ditur tre të rinjtë u goditën për vdekje dhe tre të tjerë pësuan lëndime trupore nga ngasësi i një automjetit që humbi kontrollin mbi veturë.

Gazeta mëson ekskluzivisht se i arrestuari për aksidentin tragjik në Prizren është Arlind Syla, 20-vjeçar.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, teksa hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga njësitet relevante policore.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d