Ekskluzive: Ky është i arrestuari për të shtënat me armë zjarri në Deçan, i sekuestrohet kallashnikovi

Një konflikt mes disa personave mbrëmë në fshatin Gramaçel të Deçanit, ka eskaluar në rrahje dhe përdorim të armës së zjarrit. Të shtënat u dëgjuan në orët e mbrëmjes dhe Policia arriti ta arrestojë personin e dyshuar. I njëjti tashmë ndodhet në ndalim policor.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i arrestuar për këtë rast është Brahim Kuçi, rreth 49-vjeçar.

Fillimisht dyshohet se disa persona janë rrahur mes vete e më pas i dyshuari Kuçi ka shkrepur armën së paku dy herë.

Pasi Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar gëzhojat e armës së zjarrit, teksa është arrestuar i njëjti.

Me rastin e kontrollit policor, të dyshuarit i janë sekuestruar dy armë zjarri dhe 50 fishekë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij kanë nisur hetimet.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Pejë.

Njësitet relevante të Stacionit Policor Deçan, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, aty kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. K. nga i njëjti janë sekuestruar; Një AK-47; Një pistoletë; Një karikator; Pesëdhjetë fishek të cal. 7.62×39 mm. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit shtetit është ndaluar për 48 Orë.” – ka njoftuar Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d