Mjekë izraelitë nga spitali i njohur botëror vizitojnë Kosovën

 

 

Në kuadër të angazhimeve për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave në fushën e shëndetësisë midis Izraelit dhe Kosovës, Tamar Ziv, ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, pati nderin të shoqëronte dr. Yoel Har-Even, zëvendëspresident për çështje globale në Divizionin global të spitalit Sheba Tel HaShomer,dhe znj. Mika Amram, drejtore e Shërbimeve globale të pacientëve në spitalin Sheba Tel HaShomer, gjatë vizitës së tyre të punës në Kosovë.

U diskutuan tema të shumta, me fokus të posaçëm në trajnimin e personelit mjekësor.

Për mikpritjen e tyre, ambasadorja Ziv ka falënderuar dr. Arben Vitinë, Ministër i Shëndetësisë, dr. Dafina Gexha-Bunjakun, zëvendësministre e Shëndetësisë, z. Elvir Azizin, drejtor i përgjithshëm në SHKSKUK, dr. Dafina Bashollin dhe dr. Baton Kelmendin, specialistë të mjekësisë emergjente, dr. Narqize Arenliu-Hoxhajn, drejtore e përgjithshme në Spitalin e përgjithshëm të Prizrenit, dr. Laura Nushin, drejtore e përgjithshme në Spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës, dr. Gëzim Berishën, drejtor mjekësor në Spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës, dr. Valbona Krasniqin, drejtore e mjekësisë fizikale, dr. Teuta Osmani- Vllasollin, specialiste e fiziatrisë, dhe specialistët e mjekësisë fizikale, dr. Ardiana Murtezanin, dr. Ilirjana Boshnjaku-Dallkun dhe dr. Nerimane Abazin.

Ambasadorja Ziv ka falënderuar edhe z. Roy Roznek, konsull nderit të Kosovës në Izrael, i cili gjithashtu iu bashkua takimeve.

Ndryshe, spitali Sheba është renditur si spitali i 9-të më i miri në botë nga “Newsweek”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d