Deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica kanë qëndruar sot gjatë ditës në Drenicë.
Ata ishin sot në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku vizituan bujkun Smajl Balaj, pronar i serave me dredhëza.
Ndryshe deputetët Eman Rrahmani dhe Visar Korenica njihen si deputetët që kundërshtuan kryeministrin Kurti njëherit kryetarin e partisë së tyre, për Projektligjin e Kodit Civil në të cilin parashihen edhe lejimi i martesave të së njëjtës gjini.
Kjo kundërshti ka bërë që të njëjtit të mos pëlqehen më nga udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje duke u injoruar për një sërë çështjesh.
Vlenë të theksohet se kundërshtia ndaj kësaj nisme nga kryeministri Kurti, kishte hasur në kundërshti të madhe nga shumë deputetë edhe nga vet Lëvizja Vetëvendosje.