Elbasan/ Shoferi humb kontrollin mbi automjetin dhe bie në greminë në aksin Fushë- Buall-Shushicë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Fushe Buall-Shushicë, ku një një shofer ka humbur kontrollin mbi automjetin që po drejtonte duke rënë në greminë.

Ekipet e zjarrfikëses së Elbasanit, Emergjecat Civile dhe ekipet e Alpinizmit të Kerkim Shpëtimit Malor prej disa orësh vijojnë kërkimet, por terreni i thepisur malor e bën të vështirë punën e grupeve të terrenit.

Kërkimeve pritet t’i shtohet edhe një helikopter i emergjencave civile, me kërkesë të Bashkisë Elbasan.
Deri më tani dyshohet vetëm për një të lënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d