Pas intervistës për “Prishtina Sot”, arrestohet vushtrriasi për posedim të paautorizuar të armëve

Pak ditë më parë një qytetar nga Vushtrria dha një intervistë në të cilën fliste për posedimin e llojeve të ndryshme të armëve. Gazetarja e “Prishtina Sot” e pyet të njëjtin se a ka leje për posedim të tyre kurse qytetari me vendosmëri tregon se nuk ka leje sepse një gjë e tillë nuk e lejon legjislacioni në fuqi në Republikën e Kosovës.

 

Gazetarja e “Prishtina Sot” ja sqaron qytetarit se këtë intervistë do e shohin edhe organet e rendit dhe e pyet se a e kupton se një gjë e tillë mund të kushtojë sepse Policia e Kosovës mund të arrestojë për këtë gjë por që një paralajmërim i tillë kthehet me shaka nga qytetari i cili as nuk do të ja dijë për organet e rendit.

 

Më poshtë ju sjellim raportin e Policisë së Kosovës si dhe intervistën e cila i kushtojë qytetarit me arrestim :

“ARMËMBAJTJE PA LEJE – Rr. Faruk Beqiri, Vushtrri 07.06.2024, 15:28. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti gjatë një interviste për media kishte deklaruar se në shtëpinë e tij posedon armatim në vlerë rreth 600 mijë euro. Njësit policore kanë bërë bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një antiplumb, tre fishekë të pistoletës, një thikë-bajonetë, një brisk dhe një këllëf për armë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d