Presidenca: Policia dhe Prokuroria të marrin masa urgjente ndaj Bedri Elezit, cënoi sigurinë kombëtare

 

 

Presidenca e Kosovës ka hedhur poshtë deklaratat e analistit, Bedri Elezi, i cili tha presidentja Vjosa Osmani është e implikuar për lirimin e agjentëve të BIA-s.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani, ka thënë se presidentja menjëherë do të përgatisë padi për shpifje ndaj Elezit.

“Presidentja Osmani nuk ka negociuar për lirim të agjentëve të BIA-s, ndaj kjo është gënjeshtër e pastër e individit Bedri Elezi, për ç’gjë presidentja menjëherë do të përgatisë padi. Ky deklarim i pa vërtetë dhe skandaloz, përbën shpifje të rëndë. Deklarime të tilla, cenojnë jo vetëm kredibilitetin e shtetit, por edhe sigurinë kombëtare.

Shpifjeve të tilla, Presidentja do t’u përgjigjet nëpërmjet rrugës ligjore.

Njëkohësisht, presidentja u bënë thirrje policisë dhe prokurorisë që urgjentisht të marrin masa,  bazuar në raportet e shumta të institucioneve të sigurisë, të cilat dëshmojnë aktivitetin e vazhdueshëm të individit Bedri Elezi në dëm të sigurisë kombëtare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d