Përleshjet mes të burgosurve në qendrat korrektuese në vendin tonë nuk janë edhe aq të rralla. Raste të tilla e incidente të tjera janë goxha të shpeshta, raporton Gazeta Prishhtina Sot.
Një rast i tillë ka ndodh edhe në Burgun e Sigurisë së Lartë, në Gërdoc.
Siç mëson Gazeta, katër të burgosur e kanë rrahur një të burgosur tjetër.
Për pasojë viktima ka marrë lëndime të lehta trupore, ashtu siç edhe është cilësuar vepra kundër katër të dyshuarve.
Rasti është duke u hetuar nga Policia.