Në fundjavë arrinë goditja polare, priten reshje të dendura bore. Temperaturat mund të ulen rreth -10°C

Fundjavën që e lamë pas solli lokalisht edhe reshjet e para të borës, ndonëse të dobëta.

Kjo javë ka nisur me kushte krejtësisht ndryshe, e karakterizuar kryesisht me diell dhe me ngritje të ndjeshme të temperaturave, të cilat në shkallë vendi arritën deri në 14°C.

Nga dita e martë pritet shtim i vranësirave dhe gradualisht do të arrijnë reshjet e shiut. Fillimisht reshjet do të mbesin të izoluara në zona të caktuara, ndërsa orëve të pasditës e sidomos në mbrëmje, pritet të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit. Reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, duke mos përjashtuar mundësinë për ndonjë shkarkesë elektrike.

Dita e mërkurë do të vazhdojë të dominohet nga moti i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu. lokalisht në formë të rrebesheve. Priten reshje shiu në të gjithë vendin.

Nga dita e enjte parashikohet të kemi depërtimin e përkohshëm të masave më të ftohta, e karakterizuar me mot të vranët dhe me reshje të izoluara shiu. Temperaturat pësojnë ulje të përkoshme.

Edhe dita e premte parashikohet me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta lokale shiu, përderisa vlerat termike do të shënojnë ngritje të lehtë.

Ditën e shtunë, sipas parashikimeve të fundit, pritet të kemi një goditje të fortë polare, fillimisht pritet të ketë reshje lokale shiu, e më pas me ardhjen e masave të ftohta polare do të sjellë ulje të theksueshme të temperaturave dhe reshje bore, të cilat lokalisht do të jenë të dendura, duke krijuar edhe shtresa.

Të dielën pas reshjeve me intensitet të lehtë të borës gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes, dita do të vijojë me vranësira të shpeshta. Pritet të jetë mjaft ftohtë, ku temperaturat maksimale do të mbesin në vlera negative në pjesën dërrmuese të vendit. Në mbrëmje parashihet kthjellim i motit, ku temperaturat mund të zbresin deri në -10°C gjatë natës.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme në fundjavë, me shpejtësi prej 20-70 km/h!

Temperaturat minimale deri të premten do të lëvizin prej 0 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 15°C.

Sa i përket të shtunës minimalet prej 2 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 9°C, ku menjëherë pritet ulje e theksueshme e temperaturave, duke hyrë në vlera negative deri në orët e mbrëmjes. E diela me menimale prej -3 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej -2 deri në 1°C. Në orët e mbrëmjes rreth -10°C.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d